Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hapet aplikimi elektronik për njohjen e statusit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se, për herë të parë, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre në mënyrë elektronike.

Kjo mundësi është ofruar për të shmangur procedurat burokratike dhe për të thjeshtësuar procesin e aplikimit përmes platformës online eKosova.

Për të filluar aplikimin, qytetarët mund të vizitojnë platformën eKosova, pastaj të zgjedhin “Shërbimet,” më pas “Familja” dhe formularin “Kërkesë për njohjen e statusit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.”

Pasi të plotësojnë të dhënat personale dhe të ngarkojnë dokumentet e kërkuara, formulari dërgohet për shqyrtim nga komisioni mjekësor.

“Aplikimi do të shqyrtohet nga komisioni i mjekëve të kontraktuar nga Ministria të cilët do të ju informojnë për hapat e mëtejshëm.

Kujtojmë se me rregulloren e re të miratuar në muajin gusht të këtij viti, thjeshtëzohet vlerësimi, i cili tash mund të realizohet në mënyrë më të shpejtë duke evituar procedurat burokratike si dhe evitohen rivlerësimet të cilat shkaktonin që personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të dilnin nga skema si rrjedhojë e vonesave në rivlerësim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po ashtu, është mundësuar që vlerësimi të kryhet në shtëpi nga ekipet në terren, kur gjendja e personit e bën të pamundur paraqitjen fizike.

“Ndërsa, në rastet kur dokumentacioni mjekësor është i mjaftueshëm, personi nuk ka nevojë të paraqitet fare për vlerësim”, ka njoftuar ministria.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistriaeFinancave%2Fposts%2Fpfbid0kK4ygu5tbdSn7Dcdzy1G6o1bHx3Y3ZpapQfLLzRLYeZX8yXcVyjEU4YRGM1KbbtAl&show_text=true&width=500

Youtube

Arkiva

Kategoritë