Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Hani shpejtë? Ju po e rrezikoni shëndetin tuaj!

Një studim i kohëve të fundit tregon se është shumë e rëndësishme koha dhe mënyra se si hani atë që ndodhet në pjatën tuaj.  

Studiuesit japonezë ndoqën 1083 të rritur për pesë vjet, duke i ndarë ato në tri kategori bazuar në sa shpejt hanin: i ngadaltë normal dhe i shpejtë.

Ata gjithashtu iu përgjigjën një pyetësori në fillim të studimit, duke ndarë dietat, aktivitetin fizik dhe historinë mjekësore.

Në fillim asnjë prej vullnetarëve nuk kishte sindromën metabolik – që do të thotë të keni të paktën tre faktorë të rrezikut, duke përfshirë obezitetin e barkut, kolesterolin e ulët dhe trigliceridet e larta, presionin e lartë të gjakut dhe sheqerin e lartë të gjakut, gjë që mund të çonte në probleme shëndetësore si kushtet e zemrës dhe diabetit.

Kur pjesëmarrësit raportuan mbas pesë viteve, 84 u diagnostikua me sindromën metabolike – dhe shpejtësia e ngrënies së një vakti ishte një parashikues i madh, sipas rezultateve në revistën “Circulation.”

Ngrënësit e shpejtë kishin 89 për qind më shumë gjasa që të kishin sindromën metabolike sesa ngrënësit e ngadaltë dhe normalë.

Vetëm 2,3 për qind e ngrënësve të ngadaltë morën diagnozën, krahasuar me 11,6 për qind të ngrënësve të shpejtë.

Por kjo nuk është e gjitha.

Ngrënësit e shpejtë gjithashtu panë më shumë shtim në peshë, sidomos në pjesën e belit dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Studiuesit thonë se ngrënia e shpejtë nuk i lë kohë trurit të sinjalizojë një ndalim dhe në këtë mënyrë ju hani më shumë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë