Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gurët në veshka dhe uretër

Gurët në veshka formohen nga shkaqe të ndryshme, por shpesh haset fakti që rrjedhin nga urina e koncentruar me ç`rast mineralet apo kripërat e acidit në urinën tuaj kristalizohen. Ata mund të gjenden në cilendo pjese të traktit urinar nga veshket deri në fshikezen e urinës.

 Meshkujt formojnë gurë më shpesh sesa femrat, në raportin 3 me 1. Ky ndryshim tani po bëhet më i vogël, ndoshta për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës dhe dietës. Pacientët me gurë shpesh formojnë gurë më shumë se një herë në jetën e tyre.

Varesisht nga lokalizimi dhe madhesia e gurit, ata mund të nxjerren vetë gjate urinimit,të shfaqin dhimbje të forta të ashtuquajtura kolika renale, apo të hiqen me intervenim kirurgjik.

Shkaqet e gurëve

Gurët në veshka shpesh nuk kanë një shkak të caktuar apo arsye të vetme të formimit. Numërohen disa faktorë që mund të rrisin rrezikun si:

-historia familjare (gjenetika),

-gjinia mashkullore

-dehidrimi,

-dietat e caktuara,

-obeziteti (mbipesha),

-semundjet e traktit digjestiv,

-crregullimet metabolike,

-semundje te tjera.

Simptomat dhe diagnoza e gurëve në veshka dhe ureter

Njerëzit shpesh i lidhin gurët në veshkë dhe ureter me dhimbjen. Megjithatë, simptomat mund të ndryshojnë nga dhimbje të forta deri në pa dhimbje fare, në varësi të karakteristikave të gurit, si madhësia, forma, dhe vendndodhja e gurëve në traktin urinar .

Dhimbjet e forta (kolika renale)

Nëse guri e bllokon rrjedhjen normale të urinës nëpër ureter ju do të përjetoni dhimbje të forta, të njohura si kolikë renale. Ajo është një dhimbje e mprehtë në zonën e ijeve dhe mesit (në anën e trupit, nga brinjët në kërdhokull). Burrat mund të kenë dhimbje gjithashtu edhe në testikujt e tyre (fig.2)

Kolika renale shkaktohet nga një rritje e papritur e presionit në traktin urinar dhe murin e ureterit. Dhimbja vjen në valë dhe nuk ulet në qoftë se ju ndryshoni pozicionet. Ajo është përshkruar si një nga përvojat më të dhimbshme, të ngjashme me dhimbjet e lindjes.

Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë kolikat renale janë:

-Të përziera

-Vjellje

-Gjak në urinë (urina duket rozë)

-Urinim i dhimbshëm

-Temperaturë

-Kolika renale është gjendje urgjente dhe ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes ose spitalin më të afërt për të lehtësuar dhimbjen. Në rast të temperatures së lartë ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Dhimbje e topitur ose asimptomatike

Gurët gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje të përsëritura, të topitura në ije. Kjo dhimbje mund të tregojë gjithashtu për sëmundje të tjera, prandaj ju do të duhet të bëni analiza mjekësore për të zbuluar nëse keni sëmundje të gurëve në veshka apo ureter.Disa gurë nuk shkaktojnë ndonjë shqetësim. Këto quhen gurë asimptomatik dhe zakonisht janë të vegjël. Në përgjithësi gurët asimptomatik zbulohen gjatë imazherisë me rreze-X apo procedurave të ngjashme të imazherisë për gjendje të tjera.

Diagnostikimi i gurëve në veshka dhe ureter

Mjeku bën një sërë analizash për të kuptuar se çfarë i shkakton simptomet tuaja. Kjo quhet diagnozë. Së pari, mjeku ose infermierja do të marrë historinë tuaj mjekësore dhe të bëjë një ekzaminim fizik. Pastaj, ata do të marrin imazhet e trupit tuaj dhe do të kryejnë analiza të tjera nëse është e nevojshme.

Teknikat e imazherisë

Për të lokalizuar gurin, mjeku duhet të marrë imazhet e organeve tuaja të brendshme. Ju do të bëni një ultrasonografi (e njohur edhe si ultratingulli), e cila mund të konstatojë nëse guri shkakton bllokim (obstruksion) te rrugeve urinare duke pare nese veshka është e zmadhuar.

Përveç ultrasonografisë, ju mund të keni nevojë për një ekzaminim me rreze X të traktit urinar.

Një metodë tjetër e zakonshme e diagnozës është skanimi CT (tomografia e kompjuterizuar). Për sëmundje të gurëve, bëhet një tomografi e kompjuterizuar pa kontrast (NCCT). Ky skanim mund të tregojë qartë madhësinë, formën, dhe trashësinë e gurit.

Në disa situata, mjeku juaj mund të vendosë të bëjë skanim CT me kontras ose një urografi intravenoze. Këto imazhe japin informacion shtesë në lidhje me funksionin dhe anatominë e veshkave.

Analiza e gurit dhe testet tjera

Në rastin e kolikës renale, urina dhe gjaku testohen për të parë nëse keni infeksion ose pamjaftushmëri të veshkave. Nëse keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve, do të bëni teste shtesë të njohura si vlerësim metabolik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë