Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gripi i shpendëve, rreth 340 mijë shpendë të ngordhur në të gjithë Shqipëria

Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë tha se 338,426 shpendë kanë ngordhur deri sot në vendin tonë nga gripi i shpendëve, pjesa dërrmuese e tyre pula.

Në një njoftim për shtyp, zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci u shpreh sot se procesi i groposjes së shpendëve të ngordhura vijon me ritme të shpejta.

“Ka nisur asgjësimi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanone. Është siguruar baza materiale mbrojtëse për veterinerët dhe vijon monitorimi në të gjithë Shqipërinë. Fermat që konstatojnë shpendë të ngordhur duhet të futen në karantinë dhe të njoftojnë Ministrinë e Bujqësisë”, Gjeci shtoi.

Sipas Gjecit, ky lloj virusi nuk mund të shmanget, pasi është i stinës.

“Transmetohet nga shpendët e egër kështu që nuk e shmangim dot. Fokusi ynë është të shpëtojmë tufën e shpendëve nëpër stabilimente”, tha ajo.

Gjeci shtoi se sëmundja nuk transmetohet përmes ushqimeve te konsumatorët. Megjithatë, ajo shtoi se “është tërhequr nga tregu e gjithë partia e vezëve për të dhënë garanci 100%. Konsumatori mund të kontaktojë me AKU për çdo shqetësim që ka, për çdo lloj produkti”. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë