Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Gripi është ende kërcënimi më i madh për shëndetin global! Nga çfarë frikësohet OBSH

Një studim ndërkombëtar, i cili do të publikohet javën e ardhshme, zbulon se 57 për qind e epidemiologëve dhe virusologëve besojnë se një lloj gripi i shpendëve do ta shkaktojë pandeminë e ardhshme.

Besimi se gripi është kërcënimi më i madh pandemik bazohet në hulumtimet afatgjata që tregojnë se virusi po evoluon dhe po ndryshon vazhdimisht, thotë John Salmanton-Garcia nga Universiteti i Këlnit.

“Çdo dimër është sezon gripi. Ne mund t’i shpjegojmë ato si pandemi të vogla. Ato pak a shumë të kontrolluara, sepse llojet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë sa duhet virulente, por jo gjithmonë do të jetë kështu”, shpjegon Salmanton-Garcia.

Detajet e studimit, i cili përfshin kontribute nga 187 shkencëtarë, do të prezantohen në kongresin e Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive në Barcelonë fundjavën e ardhshme.

Njëzet e një për qind e shkencëtarëve të kërkimit besojnë se shkaku i pandemisë së re do të jetë gjithashtu një virus – i quajtur “sëmundja X” – që ende nuk është i njohur për shkencën. Ata besojnë se do të jetë një mikroorganizëm ende i pazbuluar që do të shfaqet papritur, si Sars-Kov-2 – shkaku i pandemisë 2019.

Disa shkencëtarë, 15 për qind e tyre, besojnë se Sars-Cov-2 është ende një kërcënim dhe se një lloj i tij në të ardhmen do të shkaktojë një pandemi.

Mikroorganizma të tjerë vdekjeprurës, si Lassa, Nipah, Ebola dhe virusi Zika, u identifikuan si kërcënim serioz nga vetëm një deri në dy përqind e pjesëmarrësve në studim.

“Gripi mbetet kërcënimi më i madh për sa i përket potencialit të tij pandemik në sytë e shumicës dërrmuese të shkencëtarëve”, shton Salmanton-Garcia.

Javën e kaluar, OBSH paralajmëroi për përhapjen alarmante të llojit H5N1 të gripit që ka shkaktuar miliona raste të gripit të shpendëve në të gjithë planetin. Përhapja e tij filloi në vitin 2020 dhe çoi në miliona vdekje ose vrasje të shpendëve, si dhe në vdekjen e miliona shpendëve të egër.

Kohët e fundit, virusi është përhapur te gjitarët, përfshirë kafshët, dhe raste janë raportuar në 12 shtete të SHBA-së, duke shkaktuar frikën e një përhapjeje të mundshme te njerëzit. Sa më shumë lloje gjitarësh që virusi arrin të infektojë, aq më shumë shanse ka të evoluojë në një lloj të rrezikshëm për njerëzit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë