Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Grajqevci dhe Berbatovci, dy drejtoreshat e reja në Pediatri dhe Nefrologji të QKUK-së

Menaxhmenti i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka emëruar dy emra të rinj në dy klinika, atë të Pediatrisë dhe Nefrologjisë në QKUK.

Pas skadimit të mandatit të ish-drejtoreshës Dr. Drita Telaku-Qosja, në vend të saj është emëruar Dr. Violeta Grajqevci, shkruan Gazeta Shneta.

Grajqevci deri më tani ka udhëhequr repartin e Hemato-Onkologjisë në këtë klinikë.

Ndërkaq edhe në Klinikën e Nefrologjisë i ka skaduar mandati ish-drejtoreshës Venera Hasangjekaj, e cila është zëvendësuar nga Dr. Mimoza Berbatovci.

Këto ndryshime i ka konfirmuar edhe zyra për media e SHSKUK-së. “Zyra për medie- ShSKUK ju konfirmon se në Klinikën e Nefrologjisë, u.d. drejtoreshë është caktuar dr. Mimoza Berbatovci, kurse në atë të Pediatrisë, dr. Violeta Grajqevci”, thuhet në përgjigje. /Gazeta Shneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë