Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”.

Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme, udhëtimet e ruajtura dhe ato që doni t’i realizoni.
Gjithashtu, kompania ka përmendur edhe ndryshime të tilla si ngjyra të reja që e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendeve në hartë.

Ndërsa për drejtuesit e automjeteve elektrike, Google Maps ka filluar të shfaqë një përvojë që i dedikohet “stacioneve të karikimit”.

Duke e zgjedhur llojin e automjetit të tyre, tani përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë stacionet e karikimit në afërsi.

Bëhet e ditur se me këto përditësime të vazhdueshme dhe veçori që pritet të vijnë, Google Maps vazhdon të evoluojë duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të mirë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë