Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjithçka që duhet të dini rreth sëmundjeve shoqëruese të diabetit, tregon endokrinologia nga poliklinika Endomedica, Dr. Rina Tafarshiku

E njohur si sheqeri në gjak, sëmundja e diabetit dëmton aftësinë e trupit për përpunimin e glukozës në gjak. Jo gjithmonë sëmundjen e diabetit mund ta shkaktojë mbipesha apo jetesa jo aktive sepse kjo sëmundje mund të shfaqet qysh në fëmijeri.

E ftuar në emisionin “ Takim Virtual me Shëndritin”,  Dr.Rina Tafarshiku, endokrinologe në poliklinikën Endomedica tregoi më shumë rreth sëmundjeve që shoqërohen si pasojë e diabetit.

 “Shumë shpesh shoqërohet me hipertension arterial, mandej shpesh janë edhe yndyrat e rritura, po ashtu mund të ndikojë edhe ne funksionimin e veshkëve edhe mandej shkakton edhe neuropatinë diabetike duke i përfshirë nervat periferik”, tha Tafarshiku

Retinopatia është problemi me sytë i cili shkaktohet më së shumti te moshat e shtyera. Sipas endokrionloges, ky problem mund të shkaktojë edhe verbërinë, mirëpo jo menjëherë.

“Çohet në vërbim kur e prekë një regjion rreth makulles ose edhe kur preket nervi optik, në qoftë se nuk i prek këto pjesë pacienti mundet me pasë problem me shikim, mirëpo ne kërkojmë nga pacientët që pas një kohe me bo një kontroll tek oftalmologu, pastaj është edhe katarakta, pjesa kur pacientët shohin më pak ose, sic thonë më të vjetrit, “më ka rënë një perde para syve” u shpreh dr. Rina

Sipas Dr. Rina, dëmtimi i veshkave apo nefropatia gjatë diabetit mund të përfundojë edhe në dializë.

Nga dëmtimi i funksionit të veshkëve mund të shkaktohet ënjtja e këmbeve, anemia apo edhe hipertensioni. Mirëpo ne te pacientët përcjellim funksionin e veshkëve përmes dy analizave, urea dhe kreatenina, për të parë nëse po humbet funksioni i veshkës apo jo, pastaj kërkojmë një ultrazë të abdomenit dhe përcjellim nivelin e proteinave në urinë, mandej mirëmbajtja e funksionit normal është me rëndesi për këta pacientë sepse përderisa veshka funksionon normal te pacientët me tip 2, ne mund ta trajtojmë atë me barna, mirëpo në shumicën e rasteve kur veshka dëmtohet, pacienti kalon në trajtim me insulinë” , tregoi ajo.

Pirja e duhanit dhe mos kujdesi në ushqim gjatë diabetit, sipas doktoreshës, janë disa nga faktorët që e rrezikojnë pacientin deri tek sulmi në zemër.

Diabeti është një sëmundje që dëmton enët e mëdha të gjakut, është një faktor madhor që mund të shkaktojë infarktin e miokardit, që është një sëmundjë që shfaqet me dhimbje të forta të gjoksit, ndonjëherë pacientet mund edhe mos ta dinë zhvillimin e infarktit dhe të mos kenë fare dhimbje”, shtoi ajo

Në pyetjen që iu drejtua asaj nga publiku rreth amputimit të gjymtyrëve, ajo u përgjigj:

Nëse njëra shputë është e amputuar nuk do të thotë që do të bëhet e njejta me shputën tjetër dhe po diabeti është shkaktari kryesor i amputimit të shputës”, tha Tafarshiku.

Në fund ajo këshillon pacientet me diabet që të kenë kujdes dhe t’i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit, të hanë pemë dhe t’u ikin shujtave me shumë kalori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë