Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjithçka që duhet të dini rreth procesit të ovulimit, konceptimit dhe anovulimit

Procesi i ovulimit konsiderohet të jetë kur një veza lirohet nga vezoret.Pas ovulimit, ajo udhëton në mitër përmes tubave fallopian.Në rast se, veza bashkohet me spermatozoidin, atëherë fillon ngjizja.

Pse është e rëndësishme të dini më shumë sesi funksion ovulimi? – Kjo pasi gjatë çdo cikli menstrual, hormonet riprodhuese, përfshirë estrogjenin dhe progesteronin, punojnë së bashku për të stimuluar vezoret.

Duke ju përgjigjur këtyre hormoneve, gjëndrat fillojnë të rriten në vezore.Brenda secilës gjëndër ndodhet një vezë e papjekur, e njohur si oocit, e cila fillon të piqet.

Edhe pse disa oocite do të fillojnë të zhvillohen në fillim të çdo cikli, zakonisht vetëm një vezë dominante do të lirohet.Nëse lirohen dy vezë, atëherë mund të krijohen binjakë jo-identik.

Ovulimi dhe konceptimi

Ndërkohë që, vezoret përgaditet për të liruar vezën, endometriumi bëhet gati për ta pranuar vezën e fekonduar apo embrionin.

Zakonisht është supozuar se vezët në vezore zhvillohen nga faza e parë deri në ovulim brenda një muaji, por kjo është e pavërtetë.Oocitet zhvillohen gjatë disa muajve dhe kalojnë nëpër faza të ndryshme derisa të jenë të gatshme për të ovuluar dhe të qëndrojnë në gjumë.

Shumica e vezëve në vezoret e një gruaje nuk pjeken deri në ovulim.Kur një grua fillon pubertetin, vezoret strehojnë afërsisht 300,000 vezë.Gjatë gjithë jetës së tyre, gratë ovulojnë rreth 300 vezë.

Sfidat e mundshme

Nëse nuk përjetoni simptoma të ovulimit apo keni menstruacione të parregullta mund të përballeni me anovulimin.

Anovulimi është një gjendje e mundshme dhe shkak i zakonshëm i infertilitetit, i cili bën të ditur se një grua nuk ka ovulim.

Simptoma të tjera të anovulimit janë periudha jashtëzakonisht të shkurta ose të gjata ose një mungesë e plotë e menstruacioneve.

Nivelet e larta të stresit, anomalitë hormonale, humbja ekstreme e peshës, kequshqyerja, mbipesha, mosfunksionimi i tiroides dhe sindroma e vezoreve policistike (PCOS) janë disa nga shkaqet tipike të anovulimit./VeryWellFamily,

Youtube

Arkiva

Kategoritë