Në gjilan një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.
Këtë e ka bërë të ditur mediumi RTV Besa.
“Merret vesh se gruaja është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit për shkak të lëndimeve që ka marrë”.
Ndërsa, thuhet se ka qenë duke kaluar afër lokalit në momenti kur janë rrëzuar skelet.
“Ajo ishte duke kaluar afër lokalit i cili është përball Komunës së Gjilanit, e në të cilin kishte punime”.
“Atëherë edhe skelet kishin rënë mbi të”.
Kurse, thuhet se qytetetarët që kanë qenë afër ju kanë ofruar ndihmë.
“Qytetarët që kanë qenë afër i kanë dal në ndihmë asaj dhe fëmijës”. /FamiljaJonë/