Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjermania shënon rënie të rasteve të reja të koronavirusit

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 2,055 raste të reja të infektimeve me Covid-19.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin me ekonominë më të fuqishme në Evropë shkoi në 152,438 persona.

Kjo shifër shënoi rënie për të dytën ditë me radhë pas tri ditëve të shtimit të rasteve. Të premten, në Gjermani u konfirmuan 3,337 raste të të infektuarve, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë periudhës së fundit 24-orëshe u regjistruan edhe 179 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë shtet shkoi në 5,500.

Gjermania është një ndër shtetet me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Pavarësisht numrit të madh të infektimeve, qeveria gjermane ka vendosur që t’i lehtësojë masat kufizuese duke e lejuar hapjen e disa bizneseve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë