Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjatë vitit 2023 u regjistruan 2.684 raste të dhunës në familje, 1.291 prej tyre janë bartur për trajtim në 2024-tën

Lëvizja FOL ka njoftuar se në vitin 2023 janë regjistruar 2.684 raste të dhunës në familje, prej të cilave 1.393 janë zgjidhur e 1.291 janë bartur për t’u trajtuar sivjet.

Hulumtuesja e Lëvizjes FOL, Albana Hasani, ka thënë se raporti është bazuar në të dhënat e Prokurorisë, raporton EO.

Sipas saj, bartja e lëndëve vazhdon të mbetet sfiduese për organet e sistemit të drejtësisë. Në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2023 ishin bartur 1.887 lëndë të dhunës në familje nga vitet paraprake, përkatësisht 70 për qind e lëndëve që kanë që në punë në vitin 2023.

“Ndërsa, në shtatë prokuroritë themelore, në vitin 2023 ishin bartur gjithsej 1.381 lëndë të dhunës në familje nga vitet paraprake  apo 32 për qind të të gjitha lëndëve në punë. Norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve të dhunës në familje në të gjitha gjykatat themelore gjatë vitit 2023 ishte 175 për qind, që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte dukshëm më i lartë se numri i lëndëve të reja të krijuara”, ka thënë Hasani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë