Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjashtë vende ku nuk duhet përdorur kurrë uthull për pastrim

Ti mund të përdorësh uthullën në pastrim. Ajo heq njollat, freskon rrobat, pastron xhamat etj. Ka dhe avantazhin që është plotësisht natyrale, por uthulla është acide dhe nuk mund të përdoret kudo.

Në këto gjashtë vende duhet shmangur.

1. Banaku i kuzhinës prej graniti dhe mermeri

“Acidi mund të dëmtojë gurët natyralë”, thotë Carolyn Forte, drejtor për pajisjet dhe produktet e pastrimit në Institutin Kërkimor Good Housekeeping. Përdor një detergjent të butë të lëngshëm dhe ujë të ngrohtë në vend të saj.

2. Pllaka dyshemeje prej guri

Si banakët, guri natyral në banjën tënde nuk i pranon lehtë pastruesit me acid si uthulla dhe limoni. Mos përdor as amoniak, por pastroji me sapun special për gurët ose detergjent enësh dhe ujë.

3. Njollë veze

Nëse rrëzon një vezë në dysheme mos shko te uthulla për ta pastruar. Si ndodh dhe kur pjek një vezë, aciditeti mund ta ngrijë, duke e bërë më të vështirë njollën e saj për t’u hequr.

4. Hekurin tënd

“Uthulla mund të dëmtojë pjesët e brendshme të hekurit”, thotë Forte. “Kështu mos ia hidh për ta freskuar apo pastruar. Për të ndaluar bllokimin e hekurit, boshatisi plotësisht pas përdorimit dhe ndiq instruksionet e prodhuesit për pastrimin”.

5. Dyshemetë me dru halorë

Disa thonë që uthulla ua pastron parketet shumë mirë, por të tjerë raportojnë që ajo e dëmton llakun. Përdor më mirë një pastrues enkas për drutë halorë, por nëse dëshironi ta provoni uthullën, gjithmonë hollojeni me ujë dhe provojeni në një pjesë të vogël para se të lyeni gjithë dhomën.

6. Disa njolla që nuk hiqen

Çfarëdo që të përdorësh, njollat e vajit, bojës dhe akullores nuk do hiqen vetëm me uthull. Ata ngjiten pas copës shumë shpejt ose nuk i përgjigjen acidit, kështu që trajtoji me një solucion njollash para larjes dhe laji me një detergjent me enzima, siç do e kuptoni duke lexuar paketimin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë