Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjashtë këshilla për të fjetur me dikë që gërhet

Është natë. Duhet të jesh në gjumë. Por ti nuk je. Sepse partneri/ja, që është shtrirë pranë jush: gërhet!

Pra, çfarë mund të bëni, përveçse të luteni që të pushojë?

1. Mos u përqendroni në zhurmën e gërhitjes

Po, kjo duket më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Ndonjëherë, megjithatë, ju mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe ta stërvitni veten për të injoruar ose minimizuar zhurmën e gërhitjes. Ka disa strategji përmes së cilave mund të përpiqeni të shpërqendroni veten si meditimi ose të dëgjoni një ‘podcast’.

2. Vendosni tapa për veshët

Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është që të vendosni tapa për veshët.

3. Dëgjoni muzikë ose “white noise”

“White noise” i referohet aplikacioneve ose pajisjeve që lëshojnë një zhurmë të vazhdueshme në sfond që mbyt tingujt e tjerë. Disa shembuj janë zhurma e dallgëve të oqeanit. Mund të shkarkoni aplikacione me “white noise”.

4. Ndryshoni pozicionin e partnerit/es

Për disa njerëz, të fjeturit në pozicion të shtrirë – domethënë të shtrirë në shpinë – ndikon te gërhitja. Ndonjëherë funksionon që thjesht t’i ndryshoni pozicionin e gjumit dhe gërhitja të ndalojë. Konsideroni edhe jastëkët që ndihmojnë në pozicionimin e duhur të qafës dhe shpinës.

5. Inkurajoni partnerin/en që të vizitohe

Në vizitë me mjekun mund të përcaktojë shkaqe të mundshme të gërhitjes si edhe alternativa trajtimi, citon Anabel.

6. Flini në një dhomë tjetër

Kur gjithçka tjetër dështon, mund t’ju duhet të flini në dhomë tjetër gjatë natës. Mos u ndjeni keq nëse zgjidhni këtë opsion, veçanërisht nëse funksionon. Madje disa studime ju mbështesin pasi ka të dhëna që sugjerojnë që fjetja në dhoma të ndara ndikon pozitivisht.

Youtube

Arkiva

Kategoritë