Gjimnazistët e Shkollës Finlandeze sot mësuan nga afër fushën e gazetarisë me gazetaren Saranda Bujupi-Rama, gazetare shumë e dashur për publikun dhe me një përvojë shumë vjecare në këtë profesion.
Gjatë diskutimit, u shtjelluan tema të ndryshme rreth gazetarisë në përgjithësi, por me një fokus të vecantë tek gazetaria në ditët e sotme ku edhe u diskutuan mundesitë dhe përgjegjësitë e gazetarëve në aspekte të ndryshme.
Znj. Saranda gjithashtu i’u tregoi studentëve se sa sfiduese është të jesh një burim i besueshëm informacioni për audiencën.
“Të jesh gazetar është një përgjegjësi e madhe dhe ka shumë parime të pashkruara që duhen ndjekur”, tha znj. Sarandë.
Ajo gjithashtu ndau me studentët tanë se cilat sfida përballen gazetarët dhe u dha atyre këshilla për mundësitë e ardhshme të karrierës në gazetari.