Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në 2 milionë e 899 mijë persona, ndërsa numri i viktimave në 203 mijë.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve. Ky shtet deri më tani i ka regjistruar 959 mijë të infektuar dhe mbi 54 mijë të vdekur.
Pas Shteteve të Bashkuara, për numrin më të madh të viktimave është Italia në vend të dytë me 26,384 viktima, ndërsa Spanja radhitet e treta me 22,902 të vdekur.
Sa i përket shifrës së të prekurve, Spanja është e dyta në botë me mbi 223 mijë raste, kurse pas saj vijnë Italia me 195 mijë dhe Franca me 161 mijë. Gjermania është e pesta me mbi 156 mijë të infektuar.
Deri më tani, në botë janë shëruar 822 mijë pacientë të koronavirusit. Më së shumti të shëruar janë shënuar në Gjermani – rreth 110 mijë, pastaj në Shtetet e Bashkuara 105 mijë dhe në Spanjë 95 mijë persona.