Askush nuk dëshiron të ketë kilogramë të tepërt. Ndonjëherë, dietat janë aq të vështira për tu mbajtur, sa në mes të tyre, shumë persona dorëzohen.
Ndonjëherë, urgjenca që ndjeni për të humbur peshë, mund të iu shtyej të bëni gabime. Për shkak të shumë informacioneve që qarkullojnë në internet, mund të ndodh që të bëni gjëra që japin rezultate të kundërta.
Këto janë gabimet më të shpeshta, që mund t’i bëni:
Mendoni që të gjitha kaloritë janë të njëjta – e kjo nuk qëndron. Ka kalori të mira dhe të këqija. Kaloritë që i merrni kur hani pemë apo perime dhe kaloritë që i merrni duke ngrënë një hamburger të madh. Niveli insulinës që lirohet në trupin tuaj, mvaret shumë nga tipi i kalorive që ju konsumoni.
Zgjedhni vetëm ushqime me nivel të ulët të yndyrës – këto ushqime zakonisht shikohen si idealet për të humbur peshë, por nuk ndodhë gjithmonë. Shpeshherë ushqimet që shiten në treg si ‘të shëndetshme’ kanë shumë sheqer në përbërje, në mënyrë që të shtojnë shijen.
Nuk hani shumë proteinë – ky është një gabim i madh, pasi proteinat duhet të jenë pjesë e secilës meny, e sidomos e atyre që dëshirojnë të humbasin peshë. Një dietë me nivel të lartë të proteinave, ndikon në metabolizëm, redukton apetitn dhe ka një efekt pozitiv për të rregulluar hormonet e peshës. Madje proteinat, ndikojnë edhe për formimin e muskujve. /Familja Jone