Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – Fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, kanë lëshuar në qarkullim një autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Sipas organizatorëve, fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet, raporton EO.

Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.

Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë