Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fruti që kuron gurët në veshka dhe sëmundjet e stomakut

Portokalli është një frut mjaft i ushqyeshëm, i cili të mbron më së miri nga ftohja, gripi apo paraliza.

Aroma e tij forcon zemrën, ndërsa lëngu i lëkurës neutralizon helmin në rastet e thumbimit të akrepit, qetëson inflamacionet e traktit digjestiv si dhe mënjanon morrat nga flokët.

Nëse zihet lëvozhga e frutit me vaj ulliri, kjo përzierje parandalon rënien e flokëve dhe shëron dhimbjet e këmbëve.

Fruti i tij është i pasur me vitamina A, B, C, P, kripëra kalciumi, fosfori etj, të cilat gjenden më së shumti në lëvoren e tij, ndaj këshillohet që lëngu i portokallit të konsumohet bashkë me lëkurën.

Te fëmijët e vegjël ai këshillohet të përdoret i përzier me pak sheqer, qysh në muajin e 3 pas lindjes. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e lëngjeve, aromave, ilaçeve etj.

Kuron gurët në veshka

Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra portokaj, duke e vazhduar kurën 20-30 ditë. Kjo kurë është efikase edhe në sëmundjet e mëlçisë apo ato kardiovaskulare.

Kuron sëmundjet e stomakut dhe zorrëve

Rreth 10-15 kokrra portokaj të pjekur mirë, qërohen dhe lëvoret e tyre vihen të ziejnë për rreth gjysëm ore në gjysmë litri ujë.

Nga lëngu i përftuar pihen 1-2 gota në ditë. Kur ky lëng pihet i ngrohtë, i bën mirë rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, acarimeve në grykë apo çjerrjeve të zërit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë