Konsumimi i rregullt i pemëve dhe perimeve është shumë i nevojshëm për organizmin tonë. Të ngrënit në baza ditore është i nevojshëm dhe i domosdoshëm në përfitimin e sasisë së konsiderueshme të vitaminës C.
Për të marrë sasinë e konsiderueshme të vitaminës C është mirë të konsumohen pemë dhe perime katër deri në pesë herë në ditë. Prej këtyre katër ose pesë racioneve, një herë ose dy është e nevojshme që frutat të jenë të freskët, në mënyrë që të japing sa më shumë përqindje të vitaminës C në trupin tonë.
Nëse konsumojmë minimum pesë racione me pemë në ditë, trupi ynë do të përfitojë diku rreth 200 miligramë vitaminë C.