Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Frutat dhe perimet që do ju japin energji në ditët e nxehta sipas nutricionistëve

Sado që e duam sezonin e verës, kur është shumë nxehtë, energjia jonë zvogëlohet dhe performanca bie.

Për fat të mirë, sekreti qëndron tek dieta prandaj nutricionistët rekomandojnë disa fruta dhe perime gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Pjeshka – Është e pasur me vitaminë C, B dhe acid folik. Përmban shumë fibra, të cilat ndihmojnë si në ngopjen ashtu edhe në funksionimin e duhur të zorrëve. Kjo eliminon fryrjen e barkut.

Rrushi – Rrushi ka veprim të fortë antioksidant dhe anti inflamator, për shkak të polifenoleve që përmban. Rrushi është në thelb arsyeja pse rekomandohet të konsumohet verë për një funksion më të mirë kardiovaskular.

Fiku – Fiqtë përmbajnë kalium, hekur, bakër, si dhe vitamina A, E dhe K. Ata gjithashtu ulin kolesterolin dhe kanë efekte anti-kancer. Përmbajnë shumë fibra dhe janë efektive në rastet e kapsllëkut.

Domatja – Likopeni që ato përmbajnë është përbërësi super antioksidant, i cili mbron lëkurën nga rrezatimi ultraviolet dhe ruan funksionin kardiovaskular.

Patëllxhani – Patëllxhanët përmbajnë triptofan, i cili ndihmon gjendjen shpirtërore dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Në lëvoren e patëllxhanit, gjejmë gjithashtu nasunin, një substancë me efekte antioksiduese dhe anti-kancer.

Speci – Specat kanë një sasi të madhe β-karotene dhe vitamine C. Është një perime me pak kalori, por shumë e shijshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë