Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Franca dëshiron që certifikata e vaksinimit të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2022

Qeveria franceze po shqyrton prezantimin e një projektligji që do ta lejojë vendin ta mbajë përdorimin e kartës së shëndetit të COVID-19 (certifikata e vaksinimit) deri në verën e ardhshme, tha një zëdhënës të mërkurën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Gabriel Attak tha në një konferencë për shtyp se pas një takimi të kabinetit se një projekt-ligj për këtë qëllim do t’ju paraqitet ministrave më 13 tetor.

Një pasaportë shëndetësore e COVID-19, tregon nëse personi është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, ka rezultuar negativ ose është shëruar nga sëmundja. Kjo certifikatë kërkohet aktualisht në kafene dhe restorante si dhe në transportin publik me distanca të gjata rreth e rreth Francës.

Ligjvënësit e kishin mbështetur këtë vendim në fund të muajit korrik por punuan në projekt-ligj atëherë se çdo shtyrje pas 15 nëntorit do të kishte nevojë për miratimin e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë