Fibroza cistike është një sëmundje gjenetike që prek shumë organe. Shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje është mutacioni në gjenin CFTR.
Ky gjen kodon për një protein që rregullon transportin e kripërave dhe ujit nëpërmjet membranave qelizore.
Kur ky protein është i dëmtuar ose i mungon, ndodh akumulimi i një mukusi të dendur në shumë organe, duke shkaktuar probleme të shumta shëndetësore.
Edhe në Kosovë, shumë fëmijë vuajnë nga kjo sëmundje.
E ftuar në emisionin Familja Jonë, Vlora Vuqiterna, nëna e një vajze 7-vjecare e cila është e prekur nga fibroza cistike, tregoi kërkesën e saj drejtuar institucioneve shëndetësore në përfaqësim të prindërve të shoqatës së fibrozes cistike.
Ajo tha “Unë po shpresoj në emër tim si nanë, në emër të gjithë prindërve të cilët i kanë fëmijët të prekur me fibrozë cistike që sa më shpejtë barnat si trikafti dhe orkambi të hyjnë në listën esenciale”.
Gjithashtu ajo shtoi se padyshim se nëse këto barna të vijnë në Kosovë sikurse në vendet në rajon, jeta e këtyre fëmijëve do ishte shumë më e lehtë dhe nuk do kishin nevojë t’i merrnin të gjitha barnat që i marrin.
Për më tepër, ajo pati edhe një mesazh për prindërit fëmijët e të cilëve kanë fibrozë cistike.
“Jeni të forta, kjo është dhuratë dhe sprovë prej Zotit. Luftoni për fëmijët e juaj dhe asnjëherë mos u dorëzoni!”, u shpreh ajo.
Për më shumë rreth kësaj interviste, ndiqni linkun poshtë: