Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Festa e Halloween-i, origjina e saj, legjendat dhe mitet

Ç’është Halloween?

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që para 600 vjetësh, njerëzit mbledheshin në kodrat mbi tokën e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj përzenin shpirtat e këqij të vitit që shkoi. Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në vatrat e shtëpive të tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë rrjedhës së kristianizmit.

Vetëm në qindvjeçarin e 19 arriti Halloween të kalonte Atlantikun për në Amerikën e Veriut së bashku me pasardhësit e keltëve, irlandezët të cilët shtegtuan për atje për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë kësaj përhapjeje ndryshoi dukshëm. Kështu tashmë Halloween ka më tepër ngjashmëri me karnevalet sesa me zakonet e hershme.

Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. 

Meqënëse amerikanët përdorën kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.

Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtat dhe të pushtoheshin prej tyre. Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirta, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.

Halloween arrin në Amerikë
Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloëeen-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.

10 simbolet kryesore të Halloweenit

10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe që shpjegojn se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.

Misri dhe gruri

Domethënia e misrit dhe grurit është e thjeshtë. Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve. Është simboli që përfaqëson në mënyrën pragmatike më të qartë të mundshme këtë feste kontradiktore. Fundi i verës  të korra grurë dhe ushqim për dimrin. Kaq.


Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë

Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloëeenit. Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet. Sigurisht Halloëeeni modern shekullar nuk i ka më tipike këto dy ngjyra, prandaj një shpjegim i tillë mund të duket i dobët, por është i vërtetë.


Merimangat

Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloëeeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin. Kjo nuk është dhe aq mistike, megjithatë! Në fund të fundit, endja e pëlhurës nga merimangat është një paraqitje natyrore e ciklit të jetës. Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.


Lakuriqët e natës

Lakuriqët e natës, siç sugjeron edhe emri, janë krijesa të natës, prandaj është e natyrshme që festimi i fundit të stinëve me dritë dhe fillimit të atyre me errësirë të përfshijë edhe lakuriqët e natës. Për më tepër, lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit. Se si kjo mund të dihet është e pasigurt, pasi lakuriqët e natës nuk komunikojnë me ne e për rrjedhojë nuk mund të na e thonë këtë. Gjithashtu, në legjendat e vampirëve, të cilat janë pjesë e folklorit të Halloweenit, lakuriqët e natës luajnë rolin e tyre – duke qenë se vampirët mund të ktheheshin në krijesa më të ulëta si lakuriqët e natës. Të gjitha këto shpjegime i bëjnë lakuriqët e natës elementët më të qenësishëm të Halloweenit.


Macet e zeza

Sipas disa kulturave të lashta, besohet se gjatë natës së Halloweenit veli ndarës midis botës sonë dhe botës së shpirtrave është shumë i hollë. Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen. Gjithashtu, mendohej se shtrigat mund të shndërroheshin në mace. Shumica e shtrigave ishin gra të vetmuara dhe shumica prej tyre kishin mace. Prandaj vërehet një familjaritet i madh midis shtrigave dhe maceve. Në vitet 1600 dhe 1700 kultura të ndryshme gjatë muajit qershor merrnin pjesë në ceremoni ku digjnin macet. Kjo praktikë u ndoq për qindra vite në fshatrat francezë derisa praktika u shfuqizua. E tillë është fuqia supersticioze e maceve.

Skeletet

Duke u kthyer sërish te besimi se “natën e Halloëeenit vija ndarëse midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë”, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloëeenit pikërisht për këtë arsye. Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës. Mendoni për simbolin e Jolly Rogerit në anijet e piratëve. Ai përdorej për të kërcënuar anijet e tjera. Ndërkaq, keltët besonin se kafka ishte “vendi psikik” i shpirtit njerëzor. Në fund të fundit, kafkat dhe skeletet asociohen me Halloëeenin, sepse prezantojnë fundin e pjesës fizike të jetës, diçka që lidhet me Halloweenin në dy kuptime: së pari me vdekjen e stinëve “të dritës” dhe së dyti, me perceptimin mbi lidhjen me botën e shpirtit.


Fantazmat

Duke qenë se në fillesat e tij, Halloweeni festohej jo vetëm për fundin e të korrave, por edhe për ata që kishin kaluar në “mbretërinë” tjetër, shpesh ai quhej “festivali i të vdekurve”. Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.

Ç’do të ishte Halloweni pa kostume?

Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri. Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër. Në fillim të shekullit XX, amerikanët filluan të vishnin kostume për Halloëeen, pro pa besimet kelte në mendje.


Shtrigat

Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave! Cili është subjekti më i preferuar i filmave në lidhje me Halloweenin? Vrasës serialë që nuk mund të kapen! Nëse do të flisnit me dikë nga periudha e Shtrigave të Salemit, diferenca nuk është aq e madhe. Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë