Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fërgesë me mëlçi; Receta tradicionale

Përbërësit: 500 g mëlçi, 500 g gjizë, 2 qepë, 2 hudhra, 1 lugë miell misri, 1 spec i kuq, 1 spec djegës, 2 domate, 250 ml ujë, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Presim mëlçinë në copa dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet dhe e heqim nga tigani. Po aty skuqim qepën pasi e kemi prerë imët, presim gjithashtu specin e kuq, atë djegës dhe hudhrën. Pasi skuqet qepa dhe speci, shtojmë̈ kripë, piper dhe miellin e misrit. Më pas shtojmë domatet e grira dhe ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura, gjithashtu e aromatizojmë me hudhra të copëtuara dhe spec djegës. Të gjithë̈ masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta me 180 gradë.

Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë