Kujdesi dhe vetëdijesimi në lidhje me sëmundjet e kancerit janë shumë të rëndësishme për të parandaluar, zbuluar dhe trajtuar kancerin në fazat e hershme.
Por, se cila gjini është më e vetëdijësuar dhe me e kujdesshme sa i përket kësaj sëmundjeje ka treguar më shumë Dr. Ilir Kurtishi, i ftuar në emisionin Familja Jonë.
Ai ka thënë se përafërsishtë është e njëjtë si dhe se disa patologji dominojnë më shumë tek meshkujt dhe disa tek femrat.
“Në përgjithësi është barabartë se edhe tek meshkujt edhe tek femrat gjejmë sëmundje të avancuara akoma dhe kjo lidhet shumë me edukimin shëndetësor, jo vetëm me edukimin professional apo intelektual, por edhe atë shëndetësor”, tha ai.
Më tej, ai gjithashtu shtoi “Ka intelektual të cilët nuk kanë kujdes për shëndetin e tyre, por kemi edhe qytetarët të cilët kanë më pak shkollim, por janë më të kujdesshëm ndaj shëndetit, t’i zbulojnë sëmundjet më herët, të shkojnë tek mjeku më shpesh dhe ta gjejnë sëmundjen në stadë më të hershme”.
Ai theksoi se kjo duhet të bëhet rutinë në gjithë Kosovën dhe që ne duhet të kemi kujdes për shëndetin tonë, të mos kemi frikë ndaj mjekut si dhe të lajmërohemi me kohë tek mjeku rreth problemeve tona shëndetësore.
Për këto dhe shumë detaje të tjera, ndiqni intervistën poshtë: