Ushqimi i shëndetshëm jo gjithmonë është i preferuar për fëmijët, por ju mund ta bëni atë shumë atraktiv.
Gjëja e parë që ju duhet të bëni është ta merrni fëmijën pranë dhe ti shpjegoni për të mirat shëndetësore që sjellin frutat dhe perimet.
Gjithashtu pak duke e përshtatur me dëshirat e tij.
Merrni disa lloje pemësh, një pjatë me forma, krijoni diçka të bukur dhe kjo do ti pëlqejë patjetër të voglit tuaj.
Bëni bashkë me fëmijët tuaj pazarin, duke zgjedhur perime të ndryshme si karrot, selino, brokolli etj.
Në shtëpi vendosni në tavolinë dhe lëreni fëmijën tuaj të vazhdojë punën.
Ju do të kaloni kohë të vlefshme me të duke i qëndruar pranë, ata do të mësojnë diçka të re që ju duket atraktive, dhe do ta përgatisin një ushqim të shëndetshëm.
Sigurisht që në fund ata do ta hanë me kënaqësi.
E kur të vegjlit janë më nazeli, atëherë pastat nuk ka fëmijë që i refuzon.
Shfrytëzoni ato që ju ti fusni edhe shumë përbërës të tjerë të shëndetshëm si mishin, e perimet, ët cilat nuk dominojnë.
Në këtë formë fshehurazi ata do ta hanë një shujtë shumë të mirë.
Ëmbëlsirat nuk mund t’ia largoni të voglit tuaj, janë magnet për ta.
Por ju keni qindra receta të shëndetshme të cilat mund të shijojnë si një desert shumë i mirë.
Kuinoa, frutat e thata, çokollata e zezë janë përbërës shumë të shëndetshëm që nëse i kombinoni do ta realizoni një ëmbëlsirë të shijshme dhe shumë të shëndetshme.