Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
“Familja Jonë” shpall “Ambasadors of the year 2021” Yllka Gashin, Fahrije Hotin dhe Blerta Bashollin

Sukseset e filmit “Zgjoi” nëpër botë gjatë këtij viti që po e lëmë pas ishin të padiskutueshme. Së fundi ai u propozua edhe për “Oscars 2022”.

Për nder të të arriturave të këtij filmi,  që tregon jetën dhe vështirësitë e një nëne vetëushqyese (Fahrije Hotit), produksioni “Familja Jonë” ka shpallur “Ambasadors of the year 2021” Yllka Gashin – roli kryesor në filmin “Zgjoi”, Blerta Bashollin – regjisore e filmit dhe Fahrije Hotin – gruaja, jeta e së cilës paraqitet në film.

“Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Filmi në fjalë është fitues dhe i nominuar për çmime në ‘Berkshire International Film Festival’, ‘Cinedays Skopje Film Festival’, Crested Butte Film Festival’, ‘Filmsi Festival Herceg Novi – Montenegro Film Festival’, ‘Guanajuato International Film Festival’, ‘Hamburg Film Festiva’, ‘Jameson CineFest – Miskolc International Film Festival’, ‘Jerusalem Film Festival’, ‘Montpellier Mediterranean Film Festival’, ‘Nantucket Film Festival’, ‘Oda Tetova International Film Festival’, ‘Palm Springs International Film Festival’, ‘PriFest – Prishtina International Film Festival’, ‘Scottsdale International Film Festival’, ‘Stockholm Film Festival’, ‘Sundance Film Festival’, ‘Sao Paulo International Film Festival’, ‘Tiranda International Film Festival’, ‘Unabhangiges FilmFest Osnabruck’, ‘Valladolid International Film Festival’, ‘Ëarsaë International Film Festival’.

Youtube

Arkiva

Kategoritë