Plot befasi dhe gjëra interesante do të ketë këtë javë në “Familja jonë”.
Të ftuar në pjesën e parë të emisionit janë gjinekologu Memli Morina dhe pulmologu Flamur Marku, me të cilët do të diskutohet për gratë shtatzëna me COVID-19.
Sigurisht, edhe këtë javë do të jetë i pranishëm gazetari Shëndrit Lumi, me çka do të prezentojë të dhëna të rëndësishme lidhur me rreziqet që iu kanosen grave shtatzëna për t’u infektuar me COVID-19, si dhe statistika globale për numrin e grave shtatzëna të infektuara.
Pjesa e tretë dhe e katërt janë të rezervuara për rubrikat “Erida&Blini me mamin” dhe këndi i kuzhinës. Te rubrika e parë do të ketë të ftuar Ylli Zekaj, ku, së bashku me Eriden do të pikturojnë punime intersante me ngjyra të qiririt, ndërsa te këndi i kushinës do të gatuhen ushqime të shijshme me receta të lehta dhe interesante.
Për më shumë, na ndiqni të shtunën më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.