“Përgatitjet për lindje” është tema që do të diskutohet të shtunën në emisionin “Familja jonë” me mysafirët në studio.
Cka konsiderohet përcjellje e mirë e shtatzënisë? Cfarë analizash duhet t’i bëjmë para dhe gjatë shtatzënisë? Si duhet të përgatitemi nga ana emocionale dhe psikologjike për momentin dhe llojin e lindjes? Janë vetëm disa prej pyetjeve që do t’u jepen përgjigje nga mysafirët në studio.
Në rubrikën Erida&Blini me mamin do të kemi shumë fëmijë të pranishëm, me c’rast do të zhvillohen gjëra interesante nga ta.
Në kuzhinë, ndryshe nga herat e kaluara, do të jenë gazetari Shëndrit Lumi dhe Ermira Hajda-Hamza, ku do të gatuajnë “Shakshuka”.
Për këto dhe shumë gjëra interesante, ndiqeni emisionin e së shtunës më fillim nga ora 17:00 në Kanal10.