Enj, Dhj 5, 2024
Banner Top
Banner Top

Një pacient M.S. i Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajit ka shprehur falenderime të thella për stafin mjekësor, duke vlerësuar kujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajtimit të tij.

Në një letër falenderuese, pacienti ka theksuar përkushtimin dhe dashamirësinë e mjekëve, infermierëve dhe stafit të mbështetës, të cilët, sipas tij, e bënë procesin e shërimit më të lehtë dhe më të sigurt.

“Trajtimi që mora ishte i shkëlqyer. Mjekët e Spitalit të Ferizajit jo vetëm që janë profesionistë të jashtëzakonshëm, por gjithashtu treguan një dhembshuri dhe kuptim të thellë gjatë gjithë periudhës së shërimit tim,” shkruan në letër pacienti.

Ky falenderim reflekton angazhimin dhe dedikimin e stafit mjekësor të këtij spitali, i cili vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor për komunitetin e Ferizajt dhe më gjerë.

#Ferizaj #Mjekët #Infermierët #Pacientët #Falenderime #Mirënjohje #SpitaliFerizaj

Youtube

Arkiva

Kategoritë