Gjëja interesante e këtij specialiteti të Lindjes së Mesme është se bëhet pa mish, ndërsa përbërësit kryesorë janë qiqrat dhe erëzat
Përbërësit:
▪ 250 g qiqra të papërpunuara
▪ 1 lugë çaji sodë buke
▪ 1 qepë e vogël
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 3 lugë miell
▪ 2 lugë çaji kripë
▪ 1 filxhan majdanoz
▪ gjysmë filxhani koriandër
▪ 1 lugë qimnon i bluar
▪ 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
▪ piper
Përgatitja:
Zhytni qiqrat në ujë në të cilin keni shtuar një lugë çaji sodë buke një natë para përgatitjes dhe lërini të bymehen.
Të nesërmen i hidhni ujë, më pas i grini më pak në blender, por që të jenë më të trasha.
I kaloni në një enë, më pas i shtoni hudhrat dhe qepën e grirë hollë, majdanozin dhe koriandrën.https://9d816502b0075d59790a57ee081468e3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Përziejini gjithçka mirë, më pas shtoni miellin, kripën, pluhurin për pjekje dhe erëza të tjera sipas shijes.
Formoni topa më të vegjël me duart tuaja. I skuqni pak në vaj të nxehur dhe për afro pesë minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe të errët nga të gjitha anët.
I nxirrni në një pecetë për të kulluar vajin e tepërt. Kur të ftohen pak janë gati për t’u shërbyer.
Ju bëfshin mirë!