Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Era e keqe e gojës? Nuk është faji i higjienës!

Era e keqe e gojës është si një dritë e pasme e makinës e thyer, nuk e di për të derisa dikush të vë në dijeni duke të të vënë në siklet. Stomatologët pohojnë se kjo është një gjë mëse normale në mëngjes, por nëse ju mban erë goja thuajse gjatë gjithë kohës, mund te jetë shenjë e ndonjë problemi. 

NUK PO MERRNI MJAFTUESHËM ZINK: Zinku është një mineral shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai parandalon veprimin e radikaleve të lira në organizëm, mbron dhe forcon sistemin imunitar, ndihmon në rigjenerimin e qelizave etj. Mungesa e zinkut është një ndër arsyet kryesore pse ju vjen erë e keqe nga goja. Kjo ndodh pasi zinku rrit nivelet gustinës në gjak, një proteinë e cila kontrollën gjëndrën e shijes.

PO MERRNI MJEKIME TË CAKTUARA: Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, depresionin dhe ato për trajtimin e alergjive mund të kenë si efekt anësor tharjen e gojës dhe shfaqjen e erës së keqe të saj.

MUND TË KENI DIABET: Një ndër shenjat e para të diabetit të tipit 2 është thatësia e gojës, si pasojë e vështirësive që ka organizmi për të mbajtur nën kontroll sheqerin në organizëm. Prandaj mos mendoni se është faji i higjienës personale nëse ju vjen erë e keqe nga goja, por shkoni menjëherë tek mjeku për një kontroll më të specializuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë