‘Familja Jonë’ do të vijë me koncept të ndryshuar nga vitet e fundit. Autorja e programit Saranda Bujupi Rama ka zbuluar se emisioni do jetë në transmetim në 2 orë të plota.
Çdo të Diel nga ora 16:00 “Familja Jonë” vazhdon të jetë pjesë e shtëpive tuaja përmes ekranit të Kanal 10, ndëra reprizën do mund ta ndiqni çdo të shtunë nga ora 10:00.
Rubrikat e shumta që nuk lënë grupmoshë pa prekur do jenë risi në episodin e parë të sezonit të këtij viti. Bujupi theksoi se pjesa kryesore e emisionit do jetë me shumë ndryshime …”jemi munduar që këtë koncept të ri të jemi më afër publikut, të jemi edhe më të qartë mbi problematikat ku profesionistët shëndetësorë kanë trajtuar” tutje tha se do vazhdojë të trajtojë tema shëndetësore e të tjera në një studio totalisht të re dhe gjigante si asnjëherë më parë.
E pyetur nëse ka ndonjë datë të saktë të fillimit të edicionit të ri, ajo shtoi se ..”do jetë shumë shpejtë, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu punuar dhe do jemi afër publikut në Janar”.
Gazetari Shëndrit Lumi ka paralajmëruar se rubrikat e reja kanë të bëjnë me argëtim dhe edukim, përmbajtja informative e skemës së këtij emisioni do jetë e përmbushur me mori gjërash që do mbajnë para ekranit të gjitha grupmoshat.
“Magjikët” me Ambla Mehmetin do jetë sërish në këtë edicion, andaj të gjithë fëmijët e talentuar mund të lajmërohen në portalin Familja Jonë në Facebook.
E kur jemi te studio e re autorja ka zbuluar disa detaje nga projekti që po pritet të jetë ekskluziviteti e ju ta përjetoni atë në transmetim.
Pamjet nga projekti i studios së emisionit “Familja Jonë”.
Kjo sezonë po fillon së bashku me gjingantin e ndërtimit “TREGTIA”, “United Hospital” dhe padyshim “Kanal10”.
Familja Jonë është e hapur për bashkëpunime të shumta andaj mos hezitoni të na kontaktoni në numrat që i gjeni në portalin tonë.