Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Emisioni “Familja Jonë” me Saranda Bujupi Rama: Ja çfarë do të ndiqni në pjesën e parë

Edhe këtë të diel, “Familja Jonë” sjell informacione të shumta mbi tema shumë të rëndësishme, të cilat janë zgjedhur me kujdes dhe trajtohen në mënyrë profesionale.

Tema e parë, e cila do të trajtohet këtë të dielë, më 29 shtator, lidhet me përdorimin e substancave narkotike.

Përdorimi i këtyre substancave në Kosovë është një problem që ka tërhequr vëmendjen e institucioneve shëndetësore, policore dhe organizatave që merren me çështje sociale, prandaj diskutimi dhe trajtimi i kësaj teme është i një rëndësie të veçantë.

Si trajtohen këta persona, a konsiderohen të shërueshëm pas trajtimit, dhe shumë çështje të tjera do t’i diskutojmë me psikologen Antigona Qenaj-Sejdiu.

Qenaj-Sejdiu është specializante e psikologjisë klinike dhe psikoterapiste trupore e cila do na informojë më shumë rreth kësaj çështjeje dhe mënyrës se si trajtohet.

Ndiqeni këtë temë shumë të rëndësishme dhe interesante dhe përfitoni nga informatat që do të jepen vetëm në “Familja Jonë”, një emision që gjithmonë ofron mundësi për të mësuar më shumë rreth shëndetit dhe mirëqenies sociale.

Promon mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Na ndiqni të dielën, në ora 16:00, në Kanal10!

Youtube

Arkiva

Kategoritë