Varianti i ri i coronavirusit që fillimisht u shfaq në qytetin anglez Kent për t’u përhapur më pas në Britaninë e Madhe, duket se ka brengosur edhe më shumë shkencëtarët për faktin se ka pësuar ndryshime gjenetike të reja, shkruan BBC.
Testet e disa mostrave të marra tregojnë mutacione të reja të quajtur E484K, tashmë të para në variantet në Afrikën e Jugut dhe Brazili.
Edhe pse këto ndryshme mund të ndikojnë në efektivitetin e vaksinës, ato që aktualisht po përdoren sipas ekspertëve mund të funksionojnë edhe kundër varianteve të reja.
Britania e Madhe tashmë ka vënë masat e ashpra për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri.
Testimet urgjentë për variantin e ri të Afrikës së Jugut po fillojnë në disa pjesë të Anglisë, e masat kufizuese të udhëtimeve janë prezantuar që do t’i kërkohen të gjithëve që hyjnë në Britani.