Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Efektet anësore të shkaktuara nga vaksina kundër COVID-19 – intervistë me Dr. Halil Krasniqin

Në episodin e fundit të emisionit Familjajonë, në studio ishte i ftuar kirurgu vaskular, Dr. Halil Krasniqi me të cilin u diskuta për efektet anësore të vaksinës COVID-19 në shëndetin e pacientëve.

Ai bëri të ditur se vaksina ka shkaktuar disa çrregullime në proceset hormonale dhe endokrine te pacientët në përgjithësi.

“Mund të them qartë se vaksina e cila është aplikuar gjatë COVID-19 ka bërë disa çrregullime të procesit hormonal dhe procesit endokrin, mirëpo shpresoje që pacientët deri në një masë e kanë kuptuar qëllimin dhe ideologjinë e saj”, shpjegoi Krasniqi.

Gjithashtu, ai theksoi se disa pacientë kanë përjetuar probleme të mëdha kardiovaskulare, neurologjike dhe të sistemit tumoral pasi kanë kaluar COVID-19 dhe janë vaksinuar. Efekte anësore nuk ishin parashikuar të ndodhnin në masë kaq të madhe, sipas informacionit të dhënë nga Dr. Krasniqi.

“Kemi një postCovid sindrom te një numër i madh i pacientëve në Gjermani dhe tërë Evropën pacientët të cilët janë vaksinuar komplet në këtë kohë kanë probleme të mëdhaja tani kardiovaskulare në sistemin neurologjik por edhe fatkeqësisht edhe në sistemin tumoral. Këto efekte anësore nuk janë menduar se do të ndodhin në masë kaq të madhe as nga mjekë të tjerë”, informoi Krasniqi.

Por për të kuptuar më shumë rreth efekteve anësore të cilat janë shkaktuar nga COVID-19, ndiqeni intervistën e plotë me Dr. Krasniqin në kanelet zyrtare të familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë