Klinika Infektive ka njoftuar se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës.
Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19.
Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.