Në emisionin “Takim Virtual me Shëndritin” nesër nga ora 21:00, do të jetë e ftuar endokrinologia, Rina Tafarshiku, me të cilën do të diskutohet më shumë rreth sëmundjes së sheqerit e njohur si diabeti.
Kjo sëmundje endokrine është pjesë e “shkencës së hormoneve”, dita botërore e së cilës njihet 14 nëntori.
Dikur si Asistente në Unviersitetin e Mjekësisë në Prishtinë, tani Tafarshiku është e angazhuar në QKUK dhe njëkohësisht ushtron profesionin e endokrinologes në poliklinkën Endomedica.
Si diagnostikohet diabeti? Cilat janë simptomat më të shprehura? Cilat janë dëmet që shkakton diabeti? Janë disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje gjatë emisionit.
Njëkohësisht mund të shkruani edhe pyetjet e juaja rreth kësaj sëmundjeje në hapsirën e komenteve, gjatë trasmetimit live të emisionit në ora 21:00, ose paraprakisht në faqet e “Familja Jonë”, në Facebook ose Instagram.
Emisioni “Takim virtual me Shëndritin” transmeton vetëm dhe eksluzivisht në faqen “Familja Jonë” në Facebook.