Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dyshime se mbi 2 ton kokainë erdhën nga Durrësi në Lipjan, aksion i përbashkët i policisë kosovare, shqiptare e italiane

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Lipjan, që ka të bëjë me lëndë narkotike.

Telegrafi merr vesh se dyshohet për një sasi mbi 2 tonë të llojit kokainë.

Policia e Kosovës ende nuk kanë konfirmuar një aksion të tillë për Telegrafin.

Ndryshe, mediet në Shqipëri raportojnë nga burime të vetat se 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.

Operacioni, siç bëjnë me dije mediet atje u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Po ashtu, ata thonë se autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove. Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare e as nga Policia e Kosovës. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë