Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy përbërësit e thjeshtë që mbajnë lavamanin tuaj me erë të freskët

Mbajeni lavamanin pa erë të keqe duke përdorur vetëm dy përbërës që me siguri i keni tashmë në shtëpi.

Një blogere ushqimore postoi një video ku tregon se si mund të përdorni limon dhe uthull për ta mbajtur lavamanin me erë të freskët.

Nicole Keshishian Modic, e cila është e famshme në rrjetet sociale për recetat e saj ushqimore, tha se gjëja e parë që do të dëshironi të bëni është të prisni një limon të përdorur (me lëvozhgë) në copa të vogla.

Duke përdorur një tabaka plastike akulli, ajo vendosi një copë të vogël limoni në secilën prej hapësirave. Për të rritur aciditetin, ajo më pas derdhi uthull të bardhë sipër copave të limonit.

Ajo e vendosi tabakanë në ngrirje për të lejuar që përzierja e limonit dhe uthullës të ngrijë në kubikë. Pasi të jenë ngrirë, ajo tha që të hidhte disa kube poshtë lavamanit dhe ta linte të rrjedhë.

“Nuk ka më erë të keqe apo tehe të mprehta”, tha blogerja. “Funksionon çdo herë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë