Pas tre vite, Drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike, Venera Berisha Muharremi, ka përfunduar misionin në këtë Klinikë. Ajo është shprehur se për periudhën tre vjeçare kjo klinikë ka qenë prioriteti i saj.
“Për këtë periudhë kjo Klinikë ishte prioritet i imi numër 1 në punët e mia profesionale dhe akademike! Gjatë këtyre viteve të menaxhimit të Klinikës Endokrinologjike arrita të bëj këtë klinikë model dhe një oazë brenda QKUK-së duke e shëndrruar në nje klinike me ambiente moderne dhe kushte ndoshta më të mirat në rajon!”, ka shkruar Berisha-Muharremi në Facebook.
Duke thënë se, “Një menaxhimi të tillë nuk i kanë munguar asnjë ditë urimet, falënderimet dhe përkrahja morale që marr prej te hyrja në QKUK nga rojet në hyrje të klinikave e deri te nivelet e larta menaxheriale dhe shëndetësore të QKUK-së dhe jo vetëm!”.
Ndërkaq, ka përmendur meritat për përkrahje ndaj saj:
-Drejtorisë së QKUK-së
-Donatorëve privat
-Eulex-it
-Personelit mjekësorë të kësaj klinike që ishin shembull gjatë këtyre viteve të pandemisë dhe vazhdojnë të jenë,
-Pacijentëve te dashur që janë motivimi kryesorë, të cilët kujdesin ndaj tyre e kanë shprehur edhe publikisht përmes letrave dhe rrjeteve sociale!
“Falenderoj Drejtorin e SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, i cili prej ditës së parë të menaxhinit të tij vlerësoi lartë punën time dhe tani më besoi edhe të vazhdoj tutje menaxhimin e kësaj klinike, POR:
Misionin tim e kompletova!
Tani ka ardhë koha që prioriteteve të mia t’u ndrrohet rradhitja!”
Duke shtuar një falendërim të posaqëm edhe ndaj:
“Ish Drejtorit të SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe ekipës së tij menaxheriale për përkrahjen maksimale,
Drejtorëve të njësive administrative të QKUK-së,
Shefave të Reparteve të Klinikës Endokrinologjike:
-Dr. Bardhyl Gashi
-Dr. Arberesha Haxhibeqiri
-Dr. Adem Rama
Kryeinfermierës së mrekullueshme të Klinikës Endokrinologjike:
-Aferdita Kukaj
Administratorës së pazëvendësueshme të Klinikës Endokrinologjike:
-Hamide Islami
Kryeinfermierëve të dashur të Reparteve te klinikës:
-Sanije Krasniqi
-Naser Miftari”.
Ndërkaq shpreson për suksese edhe më të mëdhaja në Klinikën Endokrinologjike.
“Klinikës Endokrinologjike i dëshiroj që pas tre vitesh në krahasim me sot, të ketë përparuar dukshëm më shumë se që ka përparuar këto tre vite nën menaxhimin tim, e mos të ketë ndalje këtu, sepse ,,nëse nuk ecë përpara, bjen prapa.
Ju dëshiroj gjithë personelit të Klinikës Endokrinologjike shëndet dhe suksese të mëtejme!
E juaja,
Prof.ass. Dr. Venera Berisha Muharremi”, është shprehur ajo. /FamiljaJonë/