Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Halit Bujupi për periudhën pandemike: Kemi bërë më të vështirën për hir të misionit tonë të shenjtë, shpëtimin e sa më shumë jetërave

Kur kanë kaluar afro dy vite që nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë, kanë qenë pikërisht mantelbardhët më të ekspozuarit ndaj këtij virusi. Përkundër shumë viktimave, puna e ekspertëve shëndetësorë ishte vendimtare në normalizimin e gjendjes.

Dr. Halit Bujupi, doktor i mjekësisë dhe specializant në interno, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shpalosë vuajtjet dhe sfidat e tij dhe të gjithë stafit shëndetësor në luftë ndaj virusit.

Me qëllim të shpëtimit të sa më shumë jetërave, Bujupi shprehet se, ai dhe i gjithë stafi shëndetësor, bënë atë që është vështirë për t’u bërë. Mbipopullimi i spitaleve në disa raste mund të sillte edhe lodhje momentale, por asnjëherë dorëzim përballë “armikut të padukshëm”.

Orari i zgjatur i punës ka bërë që edhe pushimet të shtyhen dhe planet e parapara të anulohen, mirëpo e gjitha kjo lë tek ai një shije të ëmbël fitoreje ndaj pandemisë.

Siç thotë edhe vetë Bujupi në postim, heronjtë e pandemisë dolën të ishin mjekët që sakrifikuan shumë në këtë betejë dhe e bënë më të mirën në shpëtim të jetërave.

“Pandemia në retrospektivë …

Bota po përballej me një virus të panjohur.

Një virus i panjohur, i padukshëm që atakonte të gjithë : të varfrit e të pasurit , katolikët e muslimanët, të gjithë pa përjashtim…

Barra kryesore e luftës kishte mbetur kësaj rradhe mbi personelin mjekësor .

Shumë jetë u shpëtuan, por disa humbën luftën me këtë pandemi .

Është dashur të bëjmë edhe atë që më te dashurit e pacientëve, familjarët, janë frikuar të reanimojmë, të asistojmë me oksigjen apo edhe t’ i afrohemi edhe pa masa mbrojtëse në raste të caktuar emergjente.

Jo një muaj, po afër 2 vite pandemi!

Sa herë që u bënim gati për pushime ndalohen pushimet, prapë e njejta agoni!

Pak sa i përket Drenasit, janë kryer qindar-mijëra vizita , testime , Rtg , vaksina. Si ekip keni qenë të mrekullueshëm.

E di që shumë prej jush keni merituar lëvdata dhe fjalë falënderuese, por ato besoj nuk kanë munguar

Nëse kemi arritur të shpëtoni vetem një jetë, ne jemi heronjē të kësaj lufte!

Jam futur aty ku nuk futet, por qëllim nuk ka qenë monetar.  Qëlimi ynë ka qenë i shenjtë: ShpËtimi i sa më shumë jetërave!

Së shpejti do vazhdojmë aty ku e lamë.

E Fronit e dijë që i ka munguar deti dhe zalli”, shkroi Bujupi në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë