Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Flamur Marku në Ditën Kundër Kancerit: Ta ruajmë veten duke mos konsumuar duhan

4 shkurti ndryshe njihet si Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit dhe në mbarë botën shërbën për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundjeje.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, pulmologu i njohur, dr. Flamur Marku, ndër të tjera,  kërkon nga qytetarët të mos konsumojnë duhan dhe të mos rrinë në vendet ku konsumohet duhani, në mënyrë që të ruhen sa më shumë nga kanceri.

Ai gjithashtu renditi disa simptoma që, sipas tij, nuk duhen neglizhuar kur bëhet fjalë për këtë sëmundje.

Postimi i tij i plotë:

“#WorldCancerDay

Kanceri i mushkërive është kanceri që shkakton më së shumti vdekje nga të gjitha llojet e kancerit te njerëzit.

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për rrezikun nga kjo sëmundje.

Ta shmangim rrezikun duke mos konsumuar duhan, duke mos u ekspozuar  as në formë pasive të duhanpirjes dhe ta shmangim rrezatimin ne vendin e punës dhe vendin ku jetojmë.

Të mos neglizhohen simptomat si: dhimbja e gjoksit, humbja në peshë pa ndonjë arsye e sidomos kollitja me gjak, por menjëherë të bëhen hulumtimet e duhura sepse diagnostikimi i hershëm e rrit jetëgjatësinë”, shkroi ai. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë