19 të vdekur dhe279 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës,të premtën e 17 shtatorit.
Këto rezultate dolën pas testimit të 6 mijë e 79 mostrave me metodën RT-PCR.
Megjithëse ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve, Mjekësia Sportive apo Klinika Infektive II, ende po vazhdon të jetë e hapur dhe në gjendje gatishmëri 24/7 për pacientët nga të gjitha komunat.
Drejtori i kësaj qendre, Dr. Artan Ahmeti për portalin “Familja Jonë” ka thënë që në mëngjesin e së premtes të shtrirë në këtë klinikë kanë qenë 51 pacient, derisa në raportin e ndërrimit të stafit në orën 14 të shtrirë janë vetëm 49 pacient, si rezultat 46 shtretër janë të lirë.
“Sot fatmirësisht deri në këtë orë nuk kemi pasur asnjë pacient që ka ndërruar jetë, gjatë ditës i kemi pasur 4 pranime të reja dhe 3 lëshime të pacientëve që tashmë kanë rezultuar negativ, si dhe një transfer” ka shtuar Dr. Ahmeti për portalin “Familja Jonë”.
I pyetur nëse pacientët e hospitalizuar janë të vaksinuar, Drejtori I kësaj Klinike ka thënë:
“5 pacient I kemi të vaksinuar me vetëm një dozë, ndërsa 6 nga ta janë të vaksinuar më dy dozat, pjesa tjetër janë të gjithë të pa vaksinuar, ku 8 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë”.
Theksojmë që në raportin 24-orësh të Ministrisë së Shëndetësisë janë shëruar edhe 1 mijë e 269 persona dhe janë vaksinuar 18 mijë e 960 të tjerë.