Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Arbër Shehu shpjegon se a është i mjaftueshëm vaksinimi për t’u imunizuar nga Omikron?

Për afro 40 minuta, sa zgjati “Takimi virtual me Shëndritin”, emision në të cilin ishte i ftuar hulumtuesi mjekësor dhe koordinatori i projekteve shkencore në Univeristetin Hopkins në ShBA, dr. Arbër Shehu, u fol edhe për efektin e vaksinave ndaj variantit Omikron.

Shehu shpjegoi se efektshmëria e vaksinimit në mbrojtjen nga infektimi me Omikron ka rënë në krahasim me variantet paraprake, megjithatë sëmundja nuk është shumë agresive te pacientët.

“Të dhënat e fundit tregojnë se, në aspektin e infeksionit, Omikron po i ikë imunizimit, njerëzit po infektohen edhe nëse i kanë marrë një ose dy doza të vaksinës. Por, në të njëjtën kohë, nuk ka progres të sëmundjes, pra nuk është shumë argesive krahasuar me variantet e tjera”, tha ai.

Shehu tregoi se, sipas të dhënave të fundit, të cilat mund të ndryshojnë, mbrojtja që ta ofrojnë vaksinat nga infektimi me Omikron sillet rreth 30-40 për qind, ndërsa mbrojtja ndaj hospitalizimit te varianti Omikron është diku rreth 70 %.

Ai shtoi se me marrjen e dozës së tretë, efektshmëria e vaksinimit, si në imunizim, ashtu edhe në uljen e hospitalizimit, rritet edhe më shumë.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/658872372121360

Youtube

Arkiva

Kategoritë