Me rastin e diplomimit të klasave të vitit 2022 në Universitetin James Madison, në qytetin e Virginias, dr. Arbër Shehu ishte i ftuar në rolin e folësit si student i dikurshëm tani me i atij universiteti.
Gjatë fjalimit të tij drejtuar të diplomuarve ai tregoi historinë e tij rrëqethëse e cila e kishte shtyrë atë të ishte aty ku është sot.
Si një 9 vjeçar i cili i kishte mbijetuar gjenocidit serbë në Kosovë por që fatkeqësisht e kishte humbur heroin e fëmijërisë si pasojë e tij, ai la mesazh për të gjithë ata të rinjtë në sallë që të luftojnë për paqe dhe për një botë më të shëndetshme.
“Unë jam një i mbijetuar i gjenocidit serb në Kosovë, me 25 mars 1999, forcat serbe sulmuan fshatin tim të fëmijërisë isha 9 vjeç, më morën me prindërit dhe dy motrat e mija të vogla bashkë me 400 shqiptarë nga Kosova për të na ekzekutuar, kjo ditë ishte dita e fundit kur e pash babin tim po ashtu nuk i pashë kurrë as 130 meshkujt e tjerë, por e dija që edhe ata kishin fatin e njëjtë si të babait tim, ata ishin vrarë brutalisht, përderisa ne të tjerët ikëm përmes maleve, nëna ime dhe motrat ecëm për muaj në mundim për të gjetur një vend të sigurt, e kujtoj atë ditë sikur sot, ditën kur ne ia dolëm të iknim, duhej ta mësoja si të mbaja përgjegjësi për familjen time, s’kisha zgjidhje tjetër, ndoshta unë shpëtova për një arsye. Unë kisha një vizion andaj edhe ju duhet ta keni luftoni për paqe në botë dhe luftoni për një botë më të shëndetshme”, u shpreh Shehu.
Tutje, ai po ashtu tregoi historinë se si NATO i kishte ndihmuar shtetit të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999, duke shpjeguar që si shkak i kësaj shteti i Kosovës është një nga shtetet më pro amerikane në botë e që këto realacione mes tyre e kishin ndihmuar atë të mbërrinte aty ku është.
“Pas lirimit të Kosovës unë u ktheva atje për të vazhduar studimet në fakultetitn e mjekësisë në Prishtinë, që më vonë të prezantohesha nga disa njerëz me presidentin e James Maddison. JMU ishte një eksperiencë fantastike për mua, por që jam i sigurt që ishte edhe për ju, më ka formuar në aspektin akademik, fizikisht dhe spirtualisht, këtu bëra shok për jetë për këtë unë qëndrova këtu, të diplomuar ndërtoni lidhje, këto lidhje që ju i krijoni do të ju inspirojnë të i arrini qëllimet e juaja, nuk është kurrë vonë.”, shtoi ai.
Në fund ai i uroi të gjithë të pranishmit në sallë dhe e falënderoi të gjithë ekipin e Universitetit James Madison për përkrahjen e vazhdueshme që i kishin dhënë atij drejt karrierës në mjekësi.
“ Urime për arritjen tuaj, jam shumë krenar me ju vazhdoni të mbani dyert e hapura, ju faleminderit”, përfundoi Shehu.
Tani dr. Arbër Shehu është Studiues Mjekësor në Fakultetin e Mjekësisë Johns Hopkins Medicine në SHBA.