Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Agon Bislimi | Ultrazëri i abdomenit (barkut)

Shkruar nga: Dr. Agon Bislimi

Ultrazëri i abdomenit është metodë e besueshme dhe efektive në zbulimin dhe monitorimin e sëmundjeve të ndryshme të organeve të barkut. Ultrazëri i abdomenit na mundëson një pasqyrë të hollësishme të madhësisë dhe strukturës së organeve parenkimatoze: mëlçisë, shpretkës, pankreasit, traktit biliar, veshkave, gjëndrave mbiveshkore, na mundëson të vizualizojmë pjesën abdominale të aortës, fshikëzën urinare, prostatën, mitrën dhe vezoret.

Me ultrazë të abdomenit mund të diagnostikohen sëmundjet e ndryshme të abdomenit si:

Dilatimi (zgjerimi)i enëve gjaku, p.sh. aneurizma e aortës, pllakat aterosklerotike në enët e gjakut, abscesi në organe, zmadhimi i mëlçisë (hepatomegalia), zmadhimi i shpretkës (splenomegalia), cirroza e mëlçisë, cistat në mëlçi, lëngu i lirë ne abdomen (ascit), gurët në fshikëzën e tëmthit, pezmatimi i idhzës, pezmatimi i pankreasit – pankreatiti, gurët në veshkë, cistat në veshkë. Pengesat e rrjedhjes së urinës, pezmatimi i apendiksit ( pezmatimi i zorrës qorre ose zorrës së verbër)
kanceri i veshkave, kanceri i mëlçisë, metastazat në mëlçi, kanceri i pankreasit, kanceri i fshikës së tëmthit.

Në cilat raste rekomandohet të bëhet ultrazëri i abdomenit:
🔸 Te dhimbjet e barkut ose të shpinës
🔸 Kur kemi nauze(mundim) dhe të vjellura
🔸 Fryrje të papritur të barkut
🔸 Lëndime të barkut
🔸 Te gjendjet e paqarta febrile

Kujdesuni për vete, bëni kontrolla të rregullta, diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë