Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Doni të bëni gjumin më të rehatshëm ndonjëherë? Ndiçni këto këshilla.

E kuptojmë shqetësimin tuaj, ke kaq ditë që sado përpiqesh nuk arrin dot të bësh një gjumë të rehatshëm.

Që të mos përpëlitesh në shtrat dhe e nesërmja të mos të të gjejë me rrathë të zinj gjigantë poshtë syrit, përpiqu të:

Mos hash darkë vonë dhe mos konsumosh ushqime të vështira për t’u tretur.

Stomakun do ta kesh si të rënduar dhe ta harrosh gjumin.

Mbaje dhomën të pastër dhe ndërroji shpesh çarçafët. Studimet tregojnë se njerëzit flenë më me lehtësi në një ambient të pastër.

Shmang (sa më shumë) konsumin e produkteve që përmbajnë kafeinë. Do të kesh probleme edhe nëse i konsumon disa orë para gjumit.

Pi pak qumësht ose çaj të ngrohtë.

Ekspertët theksojnë se mbajtja e telefonit afër krevatit ta përkeqëson gjumin.

Madje, duhet të mos e përdorësh telefonin të paktën gjysmë ore para se të shtrihesh në shtrat.

Ndërkohë sugjerohet të:

  • Meditosh
  • Dëgjosh muzikë (klasike)
  • Pak “aktivitet fizik” (‘stretching’ muskulor)

Youtube

Arkiva

Kategoritë