Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita e zgjedhjeve lokale – A u është mundësuar pacientëve nëpër klinikat e QKUK-së votimi?

Gjatë ditës së sotme votohet në 38 komuna kosovarë për të zgjedhur të parin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Secili qytetar, varësisht nga komuna se ku banon, ka të drejtë vote në mënyrë që të shpreh përkrahjen për njërin ose tjetrin kryetar komune. Një cështje që ngritet natyrshëm është pyetja nëse u është mundësuar edhe pacientëve nëpër klinikat e QKUK-së votimi.

I kontaktuar nga Familja Jonë, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Jakup Ismajli, theksoi se i janë dërguar të gjithë emrat e pacientëve që mund të jenë të dielën (sot) në zgjedhje. Ai u shpreh se kjo listë i është dorëzuar paraprakisht, ditë më parë, në mënyrë që të kihen parasysh edhe pacientet si votuese potenciale.

“Po, ne i kemi dhënë emrat paraprakisht. Ia kemi dorëzuar Komisionit Qendror Zgjedhor të gjithë emrat e pacienteve të cilat mund të jenë potencialisht të dielën, pra sot, në zgjedhje”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë